Tiranë, 12 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se është shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 32 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Shërimi i plotë edhe i 2⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës
Shkon në 3⃣2⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 
Deri tani janë 2⃣1⃣7⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me
#COVID-19

#FORCA
