Skip to content

Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen 2 mjekë të prekur nga COVID-19

Tiranë, 12 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se është shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 32 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:
Shërimi i plotë edhe i 2⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës🙏🏼

Shkon në 3⃣2⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 2⃣1⃣7⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛

#FORCA