Dy makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan, pranë bulevardit të qytetit, rreth 500 metra larg stadiumit Elbasan Arena.
Sipas ReportTV, dy automjetet që janë përfshirë nga flakët janë të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës.
Referuar dëshmive të qytetarëve është dëgjuar një shpërthim i fortë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjeve ku po bën shuarjen e flakëve. Mendohet se makinave u është vënë flaka qëllimisht dhe ka të bëjë me detyrën.
