Skip to content

“Dëgjuam shpërthim të madh”, digjen dy makinat e ish-kryetarit të gjykatës (FOTOT)

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan, pranë bulevardit të qytetit, rreth 500 metra larg stadiumit Elbasan Arena.

Sipas ReportTV, dy automjetet që janë përfshirë nga flakët janë të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës.

Referuar dëshmive të qytetarëve është dëgjuar një shpërthim i fortë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjeve ku po bën shuarjen e flakëve. Mendohet se makinave u është vënë flaka qëllimisht dhe ka të bëjë me detyrën.