Një makinë tip “Renault” ka marrë flakë në bulevardin “Aqif Pasha” të Elbasanit, duke u djegur pjesërisht.
Automjeti ishte në pronësi të shtetasit T.K dhe nga hetimet, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Renalut”, në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
