Skip to content

Makina merr flakë në bulevard në Elbasan, digjet pjesërisht. Ja çfarë thotë policia

Një makinë tip “Renault” ka marrë flakë në bulevardin “Aqif Pasha” të Elbasanit, duke u djegur pjesërisht.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit T.K dhe nga hetimet, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Renalut”, në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.