Skip to content

E rrallë/ Pashkët orthodokse kremtohen me 10 besimtarë në kishë (FOTO)

846BFD85 E0BB 4076 9F78 0FAE8CA25938

Besimtarët ortodoksë kremtuan mbrëmë Pashkët në një mënyrë krejt të pazakontë në Shqipëri, ashtu si në gjithë botën e kyçur nga pandemia e koronavirusit.

Në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ashtu si në të gjitha kishat e vendit, meshat u kryen pa besimtarë. Ndërsa këta të fundit e ndiqnin live në televizion “Liturgjinë Hyjnore”, duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre.

Kryepeshkopi Anastas mbajti meshën e madhe në katedralen e Tiranës me fjalët e ungjillit, ndërsa besimtarët në mënyrë simbolike e ndoqën nga shtëpitë e tyre.