Besimtarët ortodoksë kremtuan mbrëmë Pashkët në një mënyrë krejt të pazakontë në Shqipëri, ashtu si në gjithë botën e kyçur nga pandemia e koronavirusit.

Në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ashtu si në të gjitha kishat e vendit, meshat u kryen pa besimtarë. Ndërsa këta të fundit e ndiqnin live në televizion “Liturgjinë Hyjnore”, duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre.

Kryepeshkopi Anastas mbajti meshën e madhe në katedralen e Tiranës me fjalët e ungjillit, ndërsa besimtarët në mënyrë simbolike e ndoqën nga shtëpitë e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re