Skip to content

464 të vdekur në Itali orët e fundit, ulet numri i rasteve të reja

Në itali janë regjistruar 464 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Nga të dhënat, sot janë 27 viktima më shumë krahasuar me një ditë më parë, pasi dje u shënua 437 viktima.

Po ashtu janë konfirmuar 2646 raste të reja. Vihet re se ka një ulje të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 3370 raste.

Lajm i mirë është se ka patur një numër rekord të shëruarish, 3,033, më shumë se ditën e djeshme. Ndërsa në terapi intensive ndodhen 117 pacientë më pak.

Numri i të infektuarve në total në Itali është 189.973.