Skip to content

15 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID-19 në Shqipëri, rast i ri në Mirditë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Krahasuar me dje, numri i të infektuarve është ulur. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata është nën kontroll dhe kërkoi që zbatohen me përpikmëri rekomandimet e strukturave shëndetësore.

Në total u bënë 259 testime për të dyshuar me koronavirus, e 36 prej tyre ishin pjesë e personelit shëndetësor.

Ndërkohë që numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 9.