Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot shtimin me 10 raste të reja të të prekurve me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 736 numri i të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Më poshtë mund të shihni shpërndarjen gjeografike të rasteve:
Bashkia
Të prekur
Të shëruar
Tiranë
302
187
Shkodër
105
61
Krujë
92
8
Durrës
42
37
Fier
37
27
Kurbin
31
Korçë
19
18
Elbasan
18
15
Kukës
18
10
Lezhë
14
14
Has
14
12
Kavajë
9
8
Lushnje
7
4
Vlorë
5
4
Pukë
5
4
Mirditë
5
3
Rrogozhinë
4
4
Tropojë
4
4
Berat
3
2
Mallakastër
1
Mat
1
