Skip to content

Shifrat/ Të infektuar dhe të shëruar, shihni hartën e rasteve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot shtimin me 10 raste të reja të të prekurve me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 736 numri i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Më poshtë mund të shihni shpërndarjen gjeografike të rasteve:

Bashkia
Të prekur
Të shëruar

Tiranë
302
187

Shkodër
105
61

Krujë
92
8

Durrës
42
37

Fier
37
27

Kurbin
31

Korçë
19
18

Elbasan
18
15

Kukës
18
10

Lezhë
14
14

Has
14
12

Kavajë
9
8

Lushnje
7
4

Vlorë
5
4

Pukë
5
4

Mirditë
5
3

Rrogozhinë
4
4

Tropojë
4
4

Berat
3
2

Mallakastër
1

Mat
1