Skip to content

“Tek piramida 17, por pa arratisje në Greqi”, Ilir Meta poston pamjet nga kufiri me vendin fqinj (VIDEO)

Kjo fundjava ka qenë në udhëtim për presidentin Meta. Kreu i shtetit duket se ka harruar plotësisht pandeminë e koronavirusit dhe ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipëri.

Meta ka ndarë foto dhe video nga vizita në Shelegur, duke shtuar me shaka se nuk po tenton që të arratiset.  “Përshëndetje, piramida e 17 e Republikës së Shqipërisë, por pa arratisje,”-shprehet Meta në video.

Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.

Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë.

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 1 mai 2020