Kjo fundjava ka qenë në udhëtim për presidentin Meta. Kreu i shtetit duket se ka harruar plotësisht pandeminë e koronavirusit dhe ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipëri.

Meta ka ndarë foto dhe video nga vizita në Shelegur, duke shtuar me shaka se nuk po tenton që të arratiset.  “Përshëndetje, piramida e 17 e Republikës së Shqipërisë, por pa arratisje,”-shprehet Meta në video.

Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.

Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë.

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 1 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re