Skip to content

Ish-kryeministri Meksi mesazh ngushëllimi për Maks Velon: Të jam mirënjohës që në Burgun e Spaçit nuk…

Një mesazh ngushëllimi e ka pasur edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi për mikun e tij të ndjerë Maks Velon.

Meksi shpreh hapur mirënjohjen që ka për piktorin dhe shkrimtarin, që në burgun e Spaçit nuk pranoi të fliste keq për të.

“Të jam mirënjohës që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua”, shkruan Meksi.

Ata njiheshin që në kohën e studimeve dhe Meksi kujton kohët kur ishin studentë në Institutin Politeknik, më pas me studimet e trashëgimisë kulturore, xhirot në Dajt, arrestimi, dhunimin barbar në Spaç por edhe takimet pas lirimit si miq të vjetër.