Një mesazh ngushëllimi e ka pasur edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi për mikun e tij të ndjerë Maks Velon.

Meksi shpreh hapur mirënjohjen që ka për piktorin dhe shkrimtarin, që në burgun e Spaçit nuk pranoi të fliste keq për të.

“Të jam mirënjohës që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua”, shkruan Meksi.

Ata njiheshin që në kohën e studimeve dhe Meksi kujton kohët kur ishin studentë në Institutin Politeknik, më pas me studimet e trashëgimisë kulturore, xhirot në Dajt, arrestimi, dhunimin barbar në Spaç por edhe takimet pas lirimit si miq të vjetër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re