Skip to content

U mbyll prej koronavirusit, hapet fasoneria në Krujë! Punonjëset transportohen me autobus

Hapet pas më shumë se dy javësh një prej fasonerive në Krujë për shkak të rasteve me koronavirus.

Në pamjet e siguruara nga Abc News, punonjëset e kësaj fasonerie e cila ka nisur punën prej ditës së sotme, transportohen përmes një autobusi pranë godinës ku ato punojnë.

Kruja është vatra e dytë më e madhe pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve, ndërkohë që për herë të parë pas shumë ditësh, ajo nuk ka shënuar asnjë rast të ri ditën e sotme.