Hapet pas më shumë se dy javësh një prej fasonerive në Krujë për shkak të rasteve me koronavirus.
Në pamjet e siguruara nga Abc News, punonjëset e kësaj fasonerie e cila ka nisur punën prej ditës së sotme, transportohen përmes një autobusi pranë godinës ku ato punojnë.
Kruja është vatra e dytë më e madhe pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve, ndërkohë që për herë të parë pas shumë ditësh, ajo nuk ka shënuar asnjë rast të ri ditën e sotme.