Skip to content

Meta e përsërit: Për cilindo që nuk e ka kuptuar akoma, Europa nuk është thjesht euro por kulturë, vizion dhe identitet!

“Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!”. Ky ka qenë mesazhi i përsëritur i presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkruan “Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!
#TeatriKombëtar #MbroTeatrin”.