“Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!”. Ky ka qenë mesazhi i përsëritur i presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkruan “Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!
#TeatriKombëtar #MbroTeatrin”.