Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve.
Manastirliu ju bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, rifillimi i jetës kërkon më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
Postimi i Ministres
Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët #COVID19
