Skip to content

Manastirliu nxjerr hartën e masave lehtësuese dhe jep një mesazh për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve.

Manastirliu ju bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, rifillimi i jetës kërkon më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

Postimi i Ministres

Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët #COVID19