Dje, në orën 4 e 30 të mëngjesit fadromat shembën Teatrin Kombëtar, duke krijuar tensione të forta.
Aktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë e politikanë protestuan dhe u përleshën me policinë.
Ndërsa sot shihet se deri më tani situata është e qetë dhe vijon puna për largimin e gërmadhave.
Në disa foto të shkrepura dhe publikuara në Facebook nga gazetari e aktivisti Gjergj Erebara shihen forca policie rreth godinës së shembur dhe makineritë që vijojnë punën.
