Skip to content

Dalin pamjet/ Çfarë po ndodh një ditë pas rrafshimit të Teatrit (FOTO)

Dje, në orën 4 e 30 të mëngjesit fadromat shembën Teatrin Kombëtar, duke krijuar tensione të forta.

Aktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë e politikanë protestuan dhe u përleshën me policinë.

Ndërsa sot shihet se deri më tani situata është e qetë dhe vijon puna për largimin e gërmadhave.

Në disa foto të shkrepura dhe publikuara në Facebook nga gazetari e aktivisti Gjergj Erebara shihen forca policie rreth godinës së shembur dhe makineritë që vijojnë punën.