Presidenti Ilir Meta ka kërkuar q të lirohen të gjithë të arrestuarit nga protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar, që sipas tij janë të burgosur politike.
Kreu i shtetit ka qenë mjaft aktiv në këtë çështje, ndërsa ka kritikuar autoritetet shtetërore për veprimin e kryer.
“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkroi Meta në Facebook.
