Skip to content

Presidenti ashpërson tonet: I quan të burgosur politikë të arrestuarit në protestën për teatrin

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar q të lirohen të gjithë të arrestuarit nga protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar, që sipas tij janë të burgosur politike.

Kreu i shtetit ka qenë mjaft aktiv në këtë çështje, ndërsa ka kritikuar autoritetet shtetërore për veprimin e kryer.

“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkroi Meta në Facebook.