Një punonjës i policisë kaloi momente të vështira ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij në plazhet e jugut të vendit.
Ai po u kërkonte plazhistëve që të largoheshin nga deti, por humbi ndjenjat.
Duket se punonjësi i policisë nuk i ka përballuar dot temperaturat e larta.
Videoja e mëposhtme tregon momentin kur uniformës blu i bie të fikët dhe kolegët e tij i japin ndihmën e parë.
Ata e mbajnë në krahë dhe e shoqërojnë për të pushuar në hije.
