Skip to content

Video/ Po largonte njerëzit nga plazhi, punonjësi i policisë humb ndjenjat

Një punonjës i policisë kaloi momente të vështira ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij në plazhet e jugut të vendit.

Ai po u kërkonte plazhistëve që të largoheshin nga deti, por humbi ndjenjat.

Duket se punonjësi i policisë nuk i ka përballuar dot temperaturat e larta.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur uniformës blu i bie të fikët dhe kolegët e tij i japin ndihmën e parë.

Ata e mbajnë në krahë dhe e shoqërojnë për të pushuar në hije.