Skip to content

Rusia konfirmon mbi 9 mijë raste të tjera me virusin korona, 162 persona humbin jetën

Rusia vazhdon që të regjistrojë numër të lartë personash të infektuar me koronavirus në rang ditor. Brenda 24 orëve, vendi ka konfirmuar edhe 9,035 raste të reja me Covid-19, ndërsa totali i të infektuarve në vend rritet në 414,878.

Nga ana tjetër, autoritetet e Shëndetit në vend kanë njoftuar se brenda ditës kanë humbur jetën edhe 162 persona të tjerë. Kështu, numri total i viktimave rritet në 4,855.

Edhe pse numri i të infektuarve në ditë vazhdon të mbetet i lartë, autoritetet në vend kanë njoftuar për lehtësim të masave kufizuese të marrë në kuadër të pandemisë.

Kujtojmë këtu se Rusia në pak kohë është radhitur si vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi. Vendi paraprihet nga Brazili dhe SHBA-të. /