Rusia vazhdon që të regjistrojë numër të lartë personash të infektuar me koronavirus në rang ditor. Brenda 24 orëve, vendi ka konfirmuar edhe 9,035 raste të reja me Covid-19, ndërsa totali i të infektuarve në vend rritet në 414,878.

Nga ana tjetër, autoritetet e Shëndetit në vend kanë njoftuar se brenda ditës kanë humbur jetën edhe 162 persona të tjerë. Kështu, numri total i viktimave rritet në 4,855.

Edhe pse numri i të infektuarve në ditë vazhdon të mbetet i lartë, autoritetet në vend kanë njoftuar për lehtësim të masave kufizuese të marrë në kuadër të pandemisë.

Kujtojmë këtu se Rusia në pak kohë është radhitur si vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi. Vendi paraprihet nga Brazili dhe SHBA-të. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re