Përbërësit :
200gr mish zogu,
1qepë,
100gr karrota,
kripë, vegetë,
1 lugë gjalpë,
1 vezë,
1 lugë ajkë.
Fërgohet qepa e grirë hollë dhe karrotat e prera në rrathë. I shtohet mishi i prerë në kubikë, fërgohet bashkë me qepë, shtohet 1lugë miell dhe duke e përzier vazhdimisht, i shtohen 1.5 litra ujë, kripë, vegetë dhe piper. Pasi të jetë zier mishi, largohet nga zjarri. Supës i shtohet një vezë e tundur me një lugë ajkë dhe shërbehet e nxehtë. /humanheyday.com/
