Shqipëria ka arritur të sigurojë 650 milionë euro kredi nga Eurobondi me afate dhe norma shumë të favorshme.
Lajmi është konfirmuar për Vizion Plus nga Ministrja e Financave Anila Denaj.
Interesi i kredisë së marrë nga Eurobondi pritet të jetë 3.62%.Afati i kredisë ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht duhet të jetë 7 vjet.
Shuma 650 milionë euro ishte ekzaktësisht ajo që kishte kërkuar qeveria shqiptare.
