Skip to content

Zyrtare/ Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi

Shqipëria ka arritur të sigurojë 650 milionë euro kredi nga Eurobondi me afate dhe norma shumë të favorshme.

Lajmi është konfirmuar për Vizion Plus nga Ministrja e Financave Anila Denaj.

Interesi i kredisë së marrë nga Eurobondi pritet të jetë 3.62%.Afati i kredisë ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht duhet të jetë 7 vjet.

Shuma 650 milionë euro ishte ekzaktësisht ajo që kishte kërkuar qeveria shqiptare.