Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë me koronavirs në Shkodër.
Abc News raporton se nga 37 tamponët e bërë një ditë më parë, nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Dy nga rastet e reja janë personel nga Poliklinika, një nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dhe pjesa tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është 149 persona.
