Skip to content

Shkodra vatër infeksioni, konfirmohen nëntë raste të reja me koronavirus

Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë me koronavirs në Shkodër.

Abc News raporton se nga 37 tamponët e bërë një ditë më parë, nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Dy nga rastet e reja janë personel nga Poliklinika, një nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dhe pjesa tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është 149 persona.