Skip to content

U arrestua si pjesë e grupit ”Avdylaj”, Gjykata liron Saimir Gjepalin

Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga Gjykata e Durrësit.

“Balkanweb” raporton se ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi i cili e ka liruar në detyrim paraqitje Gjepalin i cili njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut nga vetë grupi.

Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpunëtorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.

/shqip