Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga Gjykata e Durrësit.
“Balkanweb” raporton se ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi i cili e ka liruar në detyrim paraqitje Gjepalin i cili njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut nga vetë grupi.
Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpunëtorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.
/shqip
