Pas takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me qytetarët që ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë postoi në “Facebook” një video ku tregon me fakte se pronari i një biznesi i ka marrë pagesat nga qeveria, që u quajtën paga lufte për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
“Teatri vazhdon… Të qash se s’qesh dot… ”, shkruan Rama teksa ka publikuar edhe videon e takimit të Bashës me qytetarin.
/shqip
