Skip to content

Pas takimit të Bashës me bizneset, Rama publikon faktet: Të qash se s’qesh dot (VIDEO)

Pas takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me qytetarët që ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë postoi në “Facebook” një video ku tregon me fakte se pronari i një biznesi i ka marrë pagesat nga qeveria, që u quajtën paga lufte për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

“Teatri vazhdon… Të qash se s’qesh dot… ”, shkruan Rama teksa ka publikuar edhe videon e takimit të Bashës me qytetarin.

/shqip