Skip to content

“Pèrçahet” opozita parlamentare, pèrplasje mes deputetëve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare

Reforma Zgjedhore ka shkaktuar pèrplasje mes deputeteve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Ka përfunduar mbledhja pas 60 minutash, ku 30 deputetë kanë firmosur për lista të hapura, nismë e opozitës parlamentare.

Në përfundim të mbledhjes ka folur deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi duke treguar kërkesat që kanë: “Ne kemi kërkuar, asnjë nga subjektet politike të mos financohet nga buxheti i shtetit, këtë kemi kërkuar dhe depolitizimin e komisionerëve. Të gjitha nuk i kanë marrë parasysh.”

Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se janë për lista të hapura dhe për pjesëmarrje të zgjedhësve. Kujtojmë se me tre emrat e rinj, Lefter Koka, Rreme Lala dhe Elena Xhina ka shkuar në 30 numri i firmave të deputetëve pro listave të hapura, gjë që tregon se mund të bëhet kërkesa për ndryshime në Kushtetutë.

/faxweb