Reforma Zgjedhore ka shkaktuar pèrplasje mes deputeteve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Ka përfunduar mbledhja pas 60 minutash, ku 30 deputetë kanë firmosur për lista të hapura, nismë e opozitës parlamentare.

Në përfundim të mbledhjes ka folur deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi duke treguar kërkesat që kanë: “Ne kemi kërkuar, asnjë nga subjektet politike të mos financohet nga buxheti i shtetit, këtë kemi kërkuar dhe depolitizimin e komisionerëve. Të gjitha nuk i kanë marrë parasysh.”

Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se janë për lista të hapura dhe për pjesëmarrje të zgjedhësve. Kujtojmë se me tre emrat e rinj, Lefter Koka, Rreme Lala dhe Elena Xhina ka shkuar në 30 numri i firmave të deputetëve pro listave të hapura, gjë që tregon se mund të bëhet kërkesa për ndryshime në Kushtetutë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re