Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se një automjet u përplas me një kamion në afërsi të Maliqit.
Sipas të dhënave të policisë mjeti lëvizte me shpejtësi në drejtim të Korçës, ndërsa u përplas me kamionin që udhëtonte në krahun tjetër.
Fatmirësisht drejtuesi rumun i kamionit ka manovruar, duke parandaluar që kjo ngjarje të ishte fatale.
/shqip
