Skip to content

Aksident në Korçë, makina përplaset me kamionin

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se një automjet u përplas me një kamion në afërsi të Maliqit.

Sipas të dhënave të policisë mjeti lëvizte me shpejtësi në drejtim të Korçës, ndërsa u përplas me kamionin që udhëtonte në krahun tjetër.

Fatmirësisht drejtuesi rumun i kamionit ka manovruar, duke parandaluar që kjo ngjarje të ishte fatale.

/shqip