IKMT ka zbarkuar sot në zonën e Tales në Lezhë, duke shembur objektet pa leje në këtë vijë bregdetare.
Raportohet se në këto momente nuk ka pasur rezistencë nga pronarët. Në mbështetje të Inspektoriatit është Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake.
Prej disa javësh vijon aksioni i IKMT-së në bregdet. Pak ditë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Më herët, Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor.
/shqip
