Skip to content

IKMT aksion në Tale të Lezhës, nis shembja e ndërtimeve pa leje

IKMT ka zbarkuar sot në zonën e Tales në Lezhë, duke shembur objektet pa leje në këtë vijë bregdetare.

Raportohet se në këto momente nuk ka pasur rezistencë nga pronarët. Në mbështetje të Inspektoriatit është Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake.

Prej disa javësh vijon aksioni i IKMT-së në bregdet. Pak ditë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Më herët, Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor.

/shqip