Skip to content

‘Djemtë e Labërisë’ kërkuan largimin e konsullit grek, shteti i tyre shqiptar i dënon me gjoba të majme

40f2b0fa 4863 481f b0d0 55432a066c9d 1 1024x576 1

Protesta e zhvilluar ditën e sotme në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër nga disa shoqata patriotike që kërkonin shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakkisis u pasua me një gjobë të majme karshi organizatorëve.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, nisur nga shkelja e respektimit të distancës midis njerëzve ka vendosur shumën e majme 50 milionë lekë gjobë për organizatorët e tubimit

Menjëherë pas përfundimit të protestës organizatorëve iu dërgua fleta e gjobës.

Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri u shpreh se nuk do të ketë tolerime nëse cënohet siguria e njerëzve.