Protesta e zhvilluar ditën e sotme në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër nga disa shoqata patriotike që kërkonin shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakkisis u pasua me një gjobë të majme karshi organizatorëve.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, nisur nga shkelja e respektimit të distancës midis njerëzve ka vendosur shumën e majme 50 milionë lekë gjobë për organizatorët e tubimit

Menjëherë pas përfundimit të protestës organizatorëve iu dërgua fleta e gjobës.

Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri u shpreh se nuk do të ketë tolerime nëse cënohet siguria e njerëzve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re