Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se një person ka ndërruar jetë dhe sipas raportimeve paraprake viktima është rreth 30 vjeç.
Policia njofton se në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.
Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.
/faxweb