Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se një person ka ndërruar jetë dhe sipas raportimeve paraprake viktima është rreth 30 vjeç.

Policia njofton se në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re