Skip to content

5 punonjës me koronavirus, por të tjerët protestojnë që të hapet fasoneria

60 punonjëse të një fasonerie në Vlorë protestuan këtë të hënë para prefekturës.

Shkak u be mbyllja e biznesit fason nga ana e inspektoratit shëndetësor, pas konfirmimit të pesë punonjësve me koronavirus.

Punonjësit kërkuan hapjen e biznesit e rikthimin në punë pasi ndodhen në vështirësi finaciare dhe nuk mund ta përballojnë jetesën.

Sipas tyre fabrika i plotëson të gjitha kushtet per respektimin e protokollit te sigurise e nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit covid-19.